Durrës: Mbytet turistja serbe, po lahej në det
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 09:56
Një turiste serbe është mbytur në Durrës teksa ishte duke u larë. Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 09:15 minuta në lagjen nr.13, Durrës.
“Dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetësja serbe D. S., 60 vjeçe” informon policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.