Të arrestuarit për trafik kokaine, Shqipëria e para në listë, ia kalojmë dhe Brazilit e vetë Kolumbisë

Europol publikoi ditën e sotme një raport të titulluar "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm."

Raporti ka dhënë detaje mbi rolin e trafikantëve që në raport quhen "shqipfolës" në trafikun e kokainës.

Ndër të tjera në faqen 21 publikohet dhe një grafik ku renditen shtetet sipas numrit të personave të arrestuar për trafik kokaine, raporton Ora News.

Nga grafiku shihet se Shqipëria mban vendin e parë të personave të arrestuar në vendet evropiane në lidhje me rastet e konfiskimit të kokainës, për vitet 2018-2020.

Në vend të dytë renditet Brazili dhe në vend të tretë Kolumbia, raporton Ora News.

Të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga raporti i Europol me titull "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm" publikuar më 07.09.2021