Frikë nga vaksina/ Të rinjtë dhe gratë shtatzëna refuzojnë: Nuk dimë efektet anësore
Katër persona humbën jetën si pasojë e komplikacioneve të Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka testuar mbi 5 mijë persona nga të cilët rezultuan pozitiv 740 prej tyre.
Në spitale po trajtohen 152 pacientë ndërsa në të gjithë vendin janë aktiv me covid 12 mijë raste.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve për t`u vaksinuar, të rinjtë vazhdojnë të jenë skeptik.
"Nuk e di realisht po e mendoj."
Edhe në Elbasan studentët thonë se nuk do të vaksinohen pasi iu frikësohen efekteve të mundshme anësore.
"Jam komplet e shokuar nga lajmi që është e detyrueshme sepse nuk e dija që për të rinjtë ishte e detyrueshme."
"Në çdo vend është plot, lokalet të gjitha s'kemi pse ta bëjmë vaksinën me detyrim."
"Dakord jo nuk jam sepse nuk është me detyrim."
Me afrimin e vitit akademik ministria e Shëndetësisë do të ngrejë pika vaksinimi pranë universiteteve, me synim kryerjen e injeksioneve për ata studentë që do të duan të mbrohen ndaj infektimit me covid-19, raporton Ora News.
Por përveç studentëve një tjetër kategori që kanë frikë nga vaksina janë edhe gratë shtatzëna.
"Normale që ka pasur hezitim sepse më parë nuk rekomandohej bërja e kësaj vaksine. Ne natyrisht japim informacionin tonë dhe për më tepër e rekomandojnë që të marrin një opinion tjetër nga infeksionistët," tha mjekja.
Të tjerë i janë shmangur vaksinimit dhe tamponëve përmes falsifikimit të tyre.
Në Durrës, policia arrestoi 5 persona që falsifikonin tamponë anticovid për udhëtarët drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Policia konfirmoi se skema kryhej në bashkëpunim mes agjencisë së udhëtimit dhe një laboratori./OraNews/
