Rama siguroi mandatin III nga afganët? Nesho: Fatkeqësi, kompromise klienteliste

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt më 2 Shtator, Kryeministri Edi Rama, publikoi emrat e kabinetit të i ri të qeverisë në tre vitet e ardhshme, ku në mesin e tyre ishin 12 gra ministre.

Në lidhje me këtë temë ka folur diplomati Agim Nesho, në një intervistë për RTV Ora, duke ngritur pyetjen: “Se a janë këta njerëz të përgjegjshëm për detyrën kushtetuese përpara opinionit publik?”

Nesho shprehet se Rama në dy mandatet e para është përpjekur që të qeverisë nëpërmjet propagandës, ndërsa shton se nuk ka pasur as transparencë dhe as llogaridhënie për opinionin publik.

“Unë nuk e kam paragjykuar se a janë femra por e paragjykojë në një aspekt tjetër që a janë këta njerëz të përgjegjshëm për detyrën kushtetuese përpara opinionit publik? Ne kemi për një raport  në dy qeveritë  e para  të Ramës, një distancim dhe një udhëheqje kryeministrore në qeverisje, nuk ka pasur as transparencë as llogaridhënie. Është përpjekur të qeverisë ose nëpërmjet propagandës dhe ka mbrojtur personalitetin e kësaj qeverie nëpërmjet lobizmit. Nuk ka prodhuar asnjë gjë."

Ai thotë se situata në Shqipëri është kritike, ndërsa shton se priste që Rama të largohej në zgjedhjet e kaluara.

“Treguesit kryesorë ekonomikë janë përkeqësuar, borxhi publik është rritur. Çështjet që kanë të bëjnë me shtetin ligjor dhe demokracinë janë përkeqësuar, dhe këtë e vënë në dukej të gjithë institucionet shtetërore. Prisja që Rama të kishte kurajën të largohej në zgjedhjet e kaluara , Shqipëria kishte nevojë për një rotacion."

Ardhja e afganëve mesa duket nuk ka shpëtuar pa u bërë politike dhe sipas Neshos shumë njerëz të Ramës thonë se mandatin e tretë ua kanë siguruar afganët.

Nesho thotë se kjo është një fatkeqësi dhe fatkeqësi që ndodhin me kompromise të tilla klienteliste në dëm të demokracisë vjen një kohë që do përfundojnë.

“Kjo qeverisje nuk përbën thelbin se çfarë duhet të ketë raporti dhe kontrata që ka me opinioni publik.

Sot  dhe dje shumë njerëz të Ramës flasin që mandatin e tretë na e siguruan afganët, ndërsa mandatin e katërt nuk dihet se çfarë ndodh. Kjo është një fatkeqësi dhe fatkeqësi që ndodhin me kompromise të tilla klienteliste në dëm të demokracisë vjen një kohë që do përfundojnë."

Rama sipas Neshos, ka krijuar personalitetin absolut të tij, si dhe ka kohë që ka personalizuar politikën e jashtme në dëm të interesave kombëtare.

“Ka marrë vendime që një ditë do të gjykohen jo vetëm nga opinioni publik por edhe  nga institucionet e shtetit.”- shprehet Nesho.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Anila Kolgjini.