Shqiptarët zgjeruan rolin në trafikun e kokainës, nga Kolumbia tek eksporti i saj në Itali e Shqipëri

Raporti i Europol me titull "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm" i publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni jep detaje mbi rolin e shqipfolësve në trafikun e kokainës. Në raport flitet për një rol të zgjeruar të shqipfolësve në trafikun e kokainës në Kolumbi. Nga marrja e sasive të mëdha të kokainës drejtpërdrejt në burim tek roli i zgjeruar i tyre po në Kolumbi falë aftësive që kanë për të vepruar brenda Italisë dhe në bashkëpunim me krimin e organizuar italian.

Pjesë nga raporti

-Diversifikimi i grupeve të trafikimit

Fragmentimi i shtuar i peizazhit kriminal në Kolumbi ka nxitur formimin e aleancave të reja midis kriminelëve, grupeve dhe mundësive të reja për rrjetet kriminale evropiane për të krijuar kontakte  me ofruesit në Amerikën e Jugut.

Disa prej këtyre grupeve, veçanërisht shqipfolës dhe nga Ballkani Perëndimor, janë bërë veçanërisht të spikatur në prokurimin e marrjes së sasive të mëdha të kokainës drejtpërdrejt në burim, raporton Ora News.

-Histori bashkëpunimi

Një histori bashkëpunimi mund të jetë gjithashtu e dobishme për depërtimin e tregjeve nga grupet e krimit të organizuar. Ka indikacione për një ndërhyrje të kohëve të fundit të disa grupeve meksikane që veprojnë drejtpërdrejt në rajonet e kultivimit të kokainës në Kolumbi.

Historia e tyre e gjatë e bashkëpunimit me trafikantët kolumbianë, ka sjellë avantazhe në tregun e kokainës.

Një shembull tjetër i një historie të bashkëpunimit ku grupet kriminale për zgjerojnë aktivitetet e tyre ilustrohet me aftësinë aktuale të grupeve shqipfolëse për të vepruar brenda Italisë në bashkëpunim me krimin e organizuar italian.

-Kokaina e kapur në portet detare nga autoritetet doganore të vendeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, sasitë e sekuestruara në vitin 2020 (ose të dhënat më të fundit në dispozicion*) dhe trendi në krahasim me vitin 2019

Belgjika raportoi se grupet e Marokut dhe ato  shqiptare, të cilët janë të përfshirë në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së kokainës, e kanë zgjeruar rolin e tyre në prokurimin e kokainës dhe zhvillimin e kontakte në Amerikën e Jugut. Grupet shqipfolëse u përfshinë në eksportimin e kokainës në Itali dhe Shqipëri, raporton Ora News.

Shqiptarët zgjeruan rolin në trafikun e kokainës, nga Kolumbia

-Kanalet e hyrjes në Evropën jugperëndimore

Sipas një prokurori spanjoll të specializuar për korrupsion krimi i organizuar në Spanjë, grupi  italian Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra vazhdojnë të kenë një prani në Spanjë, por grupet  nigeriane, shqiptare dhe ruse gjithashtu luajnë një rol aktiv në trafikun e drogës./OraNews/

Të dhënat për këtë shkrim janë marrë nga raporti i Europol me titull "Tregu i kokainës: Më konkurrues dhe më i dhunshëm" publikuar më 07.09.2021