Selenicë/ Po ngjitej me motoçikletë buzë lumit Shushicë, rrëzohet dhe humb jetën 49 vjeçari anglez

Një 49 vjeçar anglez ka ndërruar jetë ditën e sotme (7 shtator) ndërsa ka qenë duke zhvilluar hiking me motoçikleta buzë lumit Shushicë dhe është rrëzuar.

Policia bën me dije "se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 14:50, në fshatin Armen, Selenicë.

Shtetasi anglez A. R, 49 vjeç nisur nga Gjirokastra e duke vijuar udhëtimin në fshatin Vllahinë, konkretisht buzë lumit Shushicë aksidentalisht si pasojë e terrenit të vështirë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin e tpit “Husqvarna.”

Si pasojë e aksidentit 49-vjeçari ka ndërruar jetë.  

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit./OraNews/