Vaksinimi për Covid, hiqen një pjesë e tendave në sheshin "Skënderbej"

Në sheshin"Skënderbej" në kryeqytet ka nisur çmontimi i njërës prej çadrave vaksinimit.

Ora News mëson se çmontimi i çadrës  ka ardhur për shkak të numrit të vogël të qytetarëve që zgjedhin të vaksinohen në tendat e improvizuara si qendra shëndetësore në shesh.

Aktualisht po punohet te çadra tjetër vetëm me vaksinën kineze dhe AstraZeneca.

Prej marsit të këtij vitit në këto tenda kryhet vaksinimi i popullatës, pika e dytë pas stadiumit.

Ndërkohë që ka nisur vaksinimi dhe në Qendrat Shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur edhe muajin shtator të hapur për vaksinimin kundër Covid 19 për të gjithë qytetarët +18 vjeç.