Falsifikonin tamponët e Covid, 5 të arrestuar, pjesë e skemës laboratorë dhe agjensi udhëtimi

Agjensi udhëtimi dhe laboratore mjekësorë në Durrës kishin ngritur skema të falsifikimit të tamponëve Covid për udhëtarët drejt vendeve të BE. 5 persona janë arrestuar, 1 është shpallur në kërkim dhe një tjetër po hetohet në gjendje  të lirë.

5 persona u arrestuan, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është vënë në hetim në gjendje të lirë nga Policia e Durrësit që goditi dy raste të falsifikimit të tamponëve anti Kovid për udhëtarët drejt vendeve të BE.

Siç konfirmon policia në një skemë falsifikimi kryhej në bashkëpunim mdis agjensisë së udhëtimit dhe një laboratory.

Në pranga përfunduan Violeta Begaj 65 vjeçe, punonjëse e agjencisë së udhëtimit IDA, dhe 3 punonjësit e laboratorit “Medical Care Lami”; Albiona Cuka 24 vjeçe, Asllan Diva 23 vjeç dhe Blerim Maloku 25 vjeç.

Lutfi Lami, 52 vjeç, administrator i laboratorit "Medical Care Lami" u shpall në kërkim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me testime “Antigen Rapid”, kundrejt pagesës.

Ndërsa skema e dytë e falsifikimit të testeve dhe mashtrimit të udhëtarëve ishte ngritur nga vetë agjensia e udhëtimit.

Në pranga përfundoi Artiola Budani, 24 vjeçe, si dhe u procedua penalisht për të njëjtat vepra penale shtetësja Ornela Sallaku, 40 vjeçe.

Që të dyja sipas policisë ishin të punësuara pranë agjensisë "Kristal Travel", në lagjen nr.4, Durrës.

Ato akuzohen për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pasi pajisnin qytetarët të cilët do udhëtonin drejtë vendeve të BE-së, me teste “Antigen Rapid”, kundrejt përfitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan njësi kompjuterike të dy agjensive, tamponë për kryerjen e testeve dhe disa fletë me përgjigjie të testeve të falsifikuara

Të dielën, policia e Durrësit zbuloi një laborator të palicensuar që kishte pajisur me teste të shpejta anti-Covid rreth 500 persona që udhëtuan drejt Italisë.