Shikoni videon/ Protestuesit sulmojnë me gurë kryeministrin kanadez
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur kryeministri kandez, Justin Trudeau, i cili është goditur me gurë zhavori nga protestuesit gjatë një ndalese në fushatën elektorale.
Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël. Kryeministri nuk është lënduar nga gurët, njofton BBC.
Trudeau lajmëroi zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri me shumicë për partinë e tij Liberale të majtë.
Por fushata e tij është dëmtuar nga demonstratat kundër vaksinimit me detyrim ndaj Covid-19 dhe kufizimeve të tjera. Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë.
Duke folur me gazetarët në aeroplanin e tij të fushatës pas incidentit në Londër, Ontario, Trudeau tha se ai mund të jetë goditur në shpatull dhe e krahasoi incidentin me atë kur një grua i hodhi farat e kungullit mbi të në 2016, shkruan BBC.
Erin O’Toole, udhëheqësja e Partisë Konservatore opozitare, e përshkroi incidentin si “të neveritshëm”."Dhuna politike nuk justifikohet kurrë dhe media jonë duhet të jetë e lirë nga kërcënimet, ngacmimet dhe dhuna," shkruajti ajo në Twitter.
Muajin e kaluar, qeveria kanadeze njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë, përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha – duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën e tyre.
Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.

