Bashkia Patos vendos shembjen e shkollës në Grizë, prindër e nxënës në protestë, përplasen me Kryeplakun

Shembja e shkollës në fshatin Grizë të Patosit ka nxjerrë në protestë prindër dhe nxënës të zonës. Ata janë shprehur kundër vendimit të Bashkisë së Patosit për kthimin në lulishte të truallit dhe mbylljen e institucionit arsimor. Banorët kundërshtojnë dërgimin e fëmijëve në një shkollë tjetër pasi thonë se është 5 kilometra larg. Ndërkohë edhe mësuesit janë të paqartë se çfarë do të ndodhë me punën e tyre në të ardhmen.

Vendimi i Bashkisë së Patosit për shembjen e shembjes së shkollës së arsimit fillor në fshatin Grizë ka ngritur në protestë prindër dhe nxënës.

Shkak për shembjen e objektit janë bërë disa plasaritje të mureve, ndërkohë që vendimi për të mos e rindërtuar shkollën, kundërshtohet nga banorët.

Prindërit thonë se janë lajmëruar vetëm të premten e kaluar për vendimin e Bashkisë për kthimin në lulishte të truallit ku aktualisht ndodhet shkolla.

"Të premten na thanë do mbyllet shkolla. Për çfarë, për një plasaritje, gjynah."

"Pse të shpërgulen nxënësit? Kemi marrë firmat.  Nuk është asnjë dakord. Edhe vjet nxorën justifikim që nuk plotësohet numri i nxënësve ndërsa sivjet thotë se ka marrë plasaritje, Kush e di çfarë projekti kanë. Kryetari i bashkisë na ka thënë që në këtë ambjent të shkollës do krijohet një lulishte për pleqtë.

Kur nuk mendojnë për fëmijët, çfarë mendojnë për pensionistët? Shkolla është në Patos, DAR nisi sot furgonin për nxënësit dhe ai merr 20, këtu janë 40 nxënës. Ata thonë se do paguajnë transportin por nuk pranojmë se jemi të gjithë në punë, fëmija këtu vjen vetë. Në Patos do bjerë shi, më duhet ta nxjerr, kështu që duhet të lë punën për fëmijët".


Ata shprehen se janë kundër prishjes së objektit, pasi do të detyrohen që të dërgojnë fëmijët 5 kilometra larg fshatit.

"Nuk e rregullon një shkollë që të ketë 6 dhoma."

Të tjerë thonë se nuk do i dërgojnë fëmijët në shkolla të tjera.

"Ne nuk pranojmë që fëmijët të shkojnë në Patos."

Të paqartë janë edhe mësuesit të cilët nuk e dinë çfarë do të ndodhë me ta në të ardhmen.

"Nuk dimë asgjë se çfarë do të bëhet."

Banorët kanë firmosur edhe një peticion për Bashkinë Patos ku kërkohet që shkolla të mos mbyllet dhe nëse objetki është i dëmtuar, të rindërtohet.

Ata janë përplasur edhe me kryeplakun e fshatit, i cili ka rezufuar që të firmosë peticionin.

Bashkia Patos vendos shembjen e shkollës në Grizë, prindër

"Firmose!"

"Nuk dua ta firmos".

"Unë e di më kë je ti, firmos këtu si të gjithë ne që nuk duhet prishur shkolla. Je kryeplak fshati, lexoje se çfarë kam shkruajtur unë."