Vox Pop/ A i përballojnë shqiptarët shpenzimet e pushimeve, qytetarja: Ne refugjatët kemi kaluar mirë, më vjen keq për ata që janë këtu...

Si i kanë përballuar shpenzimet e pushimeve shqiptarët këtë vit? A kanë shpenzuar shumë?

Kjo ishte tema e pyetjeve për rubrikën e Vox Pop me Enkin, në emision Ditë e Re, në Rtv Ora.

Përgjigjet e qytetarëve ishin nga më të ndryshmet. Ka nga ata që ankohen për çmimet e majme.

"Jemi dobët nga gjendja, nuk shpenzojmë shumë për pushime.  Të shkosh andej poshtë (në jug ) të këpusin sidomos Himara", thotë një qytetar.

Por ka dhe tjerë që çmimet në Shqipëri i duken të përballueshme. Këtë e pohojnë më së shumti emigrantët, të cilëve çmimet iu duken të lira në krahasim me rrogat që marrin jashtë shtetit.

"Ne që jemi refugjatë kemi kaluar mirë. Çmimet janë rritur pak por për ne nuk janë dhe shumë. Më vjen keq për ata që janë këtu...", thotë një emigrante.

Emisioni Ditë e Re nisi sezonin televiziv ditën e djeshme ( 6 shtator) në ekranin e Rtv Ora. Na ndiqni çdo ditë nga e hënë në të premte, ora 07:00 deri 10:00.