Vodhën dyqanin nën kërcënimin e armës, pranga të riut në Shkodër, në kërkim bashkëpunëtori
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 18 vjeçar, i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin "Drisht".
I arrestuari është shtetasi me inciale A.C banues në fshatin Bardhaj. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 2 prill në fshatin "Drisht", ku i riu së bashku me një person tjetër, nën kërcenimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash.
"Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash".
Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

