Video/ Përshkallëzohet situata e flakëve në Pllanë të Lezhës, zjarri përhapet masivisht
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 22:22
Zjarri i cili përfshiu masivin pyjor në Pllanë të Lezhës vijon të jetë aktiv dhe është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve nuk është bërë e mundur vënia nën kontroll e flakëve, të cilat u përhapën edhe në masivin pyjor, pas djegies se një ferme blektorale që ndodhej ngjitur me malin.
Zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar, ndërsa në rrezik është edhe linja e tensionit të lartë.
Zjarri ka përfshirë pasditen e sotme rreth orës 15: 49, një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe ", në Lezhë./OraNews/
