Tentoi të godiste me thikë ushtarin, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ka tentuar të godasë me thikë një ushtar.

Mediat italiane, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Barberino del Mugello (Firence).

Mësohet se  shqiptari emri i të cilit nuk është publikuar, ka hyrë në kazermën ku qëndronin ushtarët, ka nxjerrë thikën dhe ka tentuar që të godasë njërin prej tyre.

Nuk dihen arsyet e veprimit të shqiptarit, por sipas asaj që kanë raportuar mediat italiane 35 –vjeçari në momentin që ka hyrë në kazermë , ka bërtitur se donte të arrestohej.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, ku dhe e ka arrestuar, për dhunë ndaj zyrtarëve publikë.

Gjyqtari i gjykatës së Firences, ka caktuar masën e paraburgimit në burg ndaj tij.