Zjarr në Lazarat, digjen 2 dynym kullota, shpëtohen 50 pemë ullinj

Një zjarr ka rënë në kodrën e lagjes Kordhocë, në Lazarat.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit që ka rënë janë djegur 2 dynym kullota. Ndërkohë u shpëtuan 50 pemë ullinj.

Zjarr në Lazarat, digjen 2 dynym kullota, shpëtohen 50 pemë