Poliçan, donte të digjte disa shkurre, fermeri djeg rreth 10 hektarë tokë në fshat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 19:32
Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me drurë ullinj në në fshatin Vertop e bashkisë Poliçan.
Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në token e vet , ku më pas zjarri ka dalë jashtë kontrolli dhe ka mare përmasa të mëdha.
Deri tani janë djegur rreth 10 ha tokë.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikëset e Poliçanit ku po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.
Problem ngelet terreni i vështirë në këtë zone ku nuk ka rruge për në kodrat e mbjella me ullinj.
Menjëherë është ndaluar i dyshuari zjarrvënës se drurëve me ullinj.


