Mbërrijnë nga aeroporti i Rinasit 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer

Kanë mbërritur përmes aeroportit të Rinasit edhe 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama i cili bënë apel popullatës që të vaksinohet.

Rama: 31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni.