Vasili: PD dhe LSI qartësisht bashkë në opozitë, do t'i çojmë deri në fund denoncimet e 25 prillit
Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se PD dhe LSI do të qenë qartësisht bashkë në opozitë.
Ai theksoi se pse jemi 4 deputetë kjo nuk na pengon që të denoncojmë çështje shumë të mëdha në kuvend.
Vasili: Ne do të dëshmojmë vjedhjen me të madhe të zgjedhjeve të ndodhura ndonjëherë në vendin tonë dhe qeverisjes ilegjitime që ka dalë nga ato. PD dhe LSI do të qenë qartësisht bashkë në opozitë. Ne bashkohemi në pikën që përballemi në mënyrë të sinqertë me kundërshtarin politik. Ne kemi qenë një parti që i kemi denoncuar me emër oligarkët. Kjo tregon se kemi një opozitë të vërtetë, sigurisht që ne dhe PD kemi një individualitet. Vetëm mungesa e sinqeritetit na ndan.
Pas 25 prillit nuk kemi pasur një komunikim tjetër, veçse çuarjes deri në fundit denoncimet për 25 prillit. Kemi ankimuar një mori çështjes për zgjedhjet. Sigurisht që muajt e pushimeve nuk janë më të mirat për një intensitet më të madh. Pavarësisht se jemi 4 deputetë kjo nuk na pengon që të denoncojmë çështje shumë të mëdha.
Vasili shtoi se dorëheqja e Ramës, për mua është një akt normal dhe demokratik, duke pohuar se kjo nuk do të thotë ulje aksioni politik.
Vasili: Në LSI si lidership te vjetër kanë qenë Petrit Vasili dhe Luan Rama. Ndërkohë, nënkryetarët, Erisa Xhixho dhe Kejdi Mehmeti janë të reja. Po ashtu, sekretari i përgjithshëm, Endrit Braimllari është mjaft i ri. Cilat nga partitë e tjera kanë një lidership kaq të ri dhe të freskët. Ndërkohë dorëheqja e Ramës, për mua është një akt normal dhe demokratik. Edhe unë kam hequr dorë nga kreu i LSI-së, por nuk e kam ulur intensitetin tim të aksionit politik.
