Lezhë/ Bie zjarr në një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe”, pamjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shtator 2021, 16:32
Zjarri ka përfshirë pasditen e sotme rreth orës 15: 49, një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe ", në Lezhë.
“Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe " ka rënë zjarr.”- njofton policia.
Policia e Lezhës ka bërë me dije se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, ku po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Nuk dihet akoma nëse ka persona të lënduar nga ngjarja, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
