Burri nga Peqini tenton të dalë nga Kapshtica me çantën me 17 mijë euro brenda
Policia Kufitare në Kapshticë ka goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të parave në kufi.
Një shtetas me inicialet O. M i janë sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara, duke bërë që ky person të procedohet penalisht.
“Në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
