Domi: ‘Delta’ shumë infektuese, por nga ana klinike është më e lehtë se variantet e tjera

Në një intervistë për Ora News, mjeku Arban Domi, ka komentuar situatën eoidemiologjike në vendin tonë, ku ditët e fundit ka pasur një rritje shifrash të të infektuarve por edhe viktimave, dhe shkak është bëra prezenca e variantit indian ‘Delta’.

Domi është shprehur se ky variant pavarësisht nivelit shumë të lartë infektues, nga ana klinike është më i lehtë se variantet e tjera pasi simptomat janë më të ulëta.

“Duhet të shohim të dyja anët e medaljes, anën pozitive dhe anën negative. Ana negative është se pandemia vazhdon, virusi është rrotull, me numra të mëdhenj, me variante të rinj. Ana pozitive është se variant ‘Delta”, pavarësisht nivelit shumë më të lartë infektues, ana klinike është më e lehtë, simptomat janë më të ulëta dhe të dhënat tregojnë se shtrimet në spital dhe humbjet e jetës, janë shumë më te ulëta në krahasim me variantet e mëparshme, dhe ulja e shtrimeve në spital dhe ulja akoma më e madhe e numrit të vdekurve është më pozitive tek individët e vaksinuar."

Sipas Domit nuk ka ndonjë mbi infektim të popullsisë, por një infektim më të lartë se variantet e mëparshme, dhe sipas tij, kjo është karakteristikë e ‘Deltës’.

"Nuk shohim ndonjë mbi infektim por një infektim më të lartë se variantet e mëparshme dhe kjo është një lloj karakteristike të këtij variant që infekton më shumë. Variantet e mëparshme kanë pasur një transmetueshmëri më të ulët, dhe për këtë arsye, ka ‘mbrojtur’ fëmijët dhe moshat e reja. Ky variant prodhon më shumë mbajtje virale dhe shpërndan më shumë, por nuk do të thoja se prek në masë të rinjtë dhe as më pak fëmijët. Shifra nuk janë alarmante. “

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Anila Kolgjini.