Vasili: Shqipëria po sheh drejt lindjes dhe jo perëndimit, misioni i LSI-së vazhdon të jetë integrimi

Në një intervistë për RTV Ora, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se vendi ynë po sheh drejt lindjen dhe jo drejt perëndimit.

Ai theksoi se në 2013 kemi bërë një marrëveshje transparente me PS që të votoheshin 3 ligjet e integrimet, një mision sipas tij që vazhdon.

Vasili: Integrimi ndodhet në një qorrsokak, sepse dihet se ku janë negociata. Kjo Shqipëri e izoluar që sheh në lindje dhe si alternative ka bangladeshasit dhe afganët, nuk ka perëndimit, sigurisht që nuk është e mirë për askënd. Misioni ynë si parti, kështu vazhdon. Ne si LSI kemi bashkëpunuar në një moment shumë të vështirë me PD-në. Në 2013 kemi bërë një marrëveshje transparente me PS që të votoheshin 3 ligjet e integrimet. Ne kemi përdorur çdo instrument në funksionin të këtij misioni.

Në parlament kemi një mazhorancë dhe një parlament. Aty ka fuqi se çfarë denoncon. Ashtu sikurse ka ndodhur me inceneratorët. Të gjithë duhet të kuptojnë se 400 milionë euro vidhet dhe drejtësia mbyll sytë. Kemi akoma afera, si ajo e Durrësit që janë miliarda dollarë. Po ashtu, tenderi qindra milionë dollarë për rrugën Thumanë-Kashar. Unë e kam denoncuar se këto janë rrugë më të shtrenjta se floriri" tha Vasili në studio me gazetaren Beti Njuma.

Vasili shtoi se duhet hetuar edhe masakra e 25 prillit, si dhe kapja e ekonomisë, këto janë gjëra me rëndësi, çka do të denoncohen nga LSI.

Vasili: Kolapsi në drejtësi momentalisht është i thellë. Po ashtu, duhet hetuar edhe masakra e 25 prillit, si dhe kapja e ekonomisë. Këto janë gjëra me rëndë dhe ata që i denoncojnë u ka rëndësi fjala. Ne dhe PD-ja kemi qenë të ashpër në raport me reformën në drejtësi. Kemi denoncuar shumë afera me tenderat që i kemi çuar edhe para drejtësisë. Ne duam të çlirojmë ekonominë, drejtësisë dhe zgjedhjet e lira nga kapja. Pra, do t’ i shpallim luftë kapjes së shtetit.