Hasimja: Rama i pavarur nga PS dhe elektorati, pushteti i gjithi në duart e tij, bën çfarë i do qejfi
Në një intervistë për Ora News, politologu Ermal Hasimja u shpreh se Qeveri është tashmë përfaqësuese e vetëm atyre që ka Rama në kokë.
Ai theksoi se duket se Rama e ka luksin të bëjë çfarë të dojë duke mos pyetur as për PS-në, as për elektoratin.
Hasimja: E kam të vështirë që njerëzit në Bangladesh rrinë para televizorëve dhe dëgjojnë ato që thotë kryeministri shqiptar. Tregu i brendshëm i yni ka nevojë punëtorë që me anë të kompanive private punësojnë njerëz. Kjo ndodh sepse kompanitë e kanë të vështirë për të gjetur njerëz në vendin tonë. Nga ana tjetër, në raport me qeverinë nuk kishte ndryshim në aspekt me dukurinë, duke bërë që Rama të shpallë pavarësinë nga populli, nga qeveria dhe partia, e qeveris sikurse i do mendja dhe qejfi.
Qeveri është tashmë përfaqësuese e vetëm atyre që ka Rama në kokë. Një prej tyre është ajo që është çështje imazhi nëpër agjencitë e huaja me një qeveri me shumicë gra. Ky është motivimi i tij kryesor. Në një qeverisje normale, kryeministri është i lidhur përmes përfaqësimit me elektoralin e tij, qoftë edhe me anë të përfaqësimit të partisë së tij, por duket se Rama e ka luksin të bëjë çfarë të dojë duke mos pyetur as për PS-në, as për elektoratin.
Hasimja shtoi se qeveria bëhet sikurse do një person i vetëm, duke lënë në hije edhe njerëz të tjerë që kanë një lloj pushteti brenda partisë.
Hasimja: Duhet të ulesh me njerëzit në PS për të marrë vesh çfarë po ndodh në PS, por kjo nuk ka rëndë. Rëndësi ka se sa përfaqësuese është jo parti. Kur qeveria bëhet sikurse do një person i vetëm, duke lënë në hije edhe njerëz të tjerë që kanë një lloj pushteti brenda partisë, kjo do të thotë se pushteti është qendërzuar në duart e një personi që bën çfarë i do qejfi.

