Berisha e konfirmon: Të premten do të jem në Kuvend, nuk fshihem pas mandatit

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është shprehur se do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re.

Në një intervistë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në EuroNews, Berisha theksoi se prania e tij në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve.

“Ditën e premte unë do të jem në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve. Unë e theksoj se nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh Berisha.