U la e vdekur para spitalit/ Avokati: Familja humbi kontaktet me Marigonën dy ditë para vrasjes

 

Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi, ka  ka treguar detaje tjera që lidhen me historinë tragjike të 18 vjeçares nga Ferizaj, e cila u gjet  pajetë para derës së spitalit, më 22 Gusht.

Në një intervistë që ka dhënë për emisionin ‘Frontal’, Rexhepi tha se familja kishte humbur kontaktet me Marigonën dy ditë para se të marrin vesh lajmin e trishto përbvdekjen e saj.

“Deri dy ditë para natës kritike ka mbajt një kontakt, pas asaj telefoni i saj nuk ka pasur qasje”, tregon Rexhepi.

Megjithatë familja e saj nuk kanë menduar më të keqen, pasi edhe më parë, ata kishin humbur kontaktet me vajzën, pasi kjo e fundit së bashku me bashkëshortin kishin qenë në Shëngjin.

“Këta edhe një herë tjetër e kanë pasur një situatë kur ata kanë qenë në Shëngjin dhe nuk kanë pasur kontaktet me vajzën. Por prindi ka shkuar në Shëngjin, janë taku me vajzën dhe Dardanin dhe deri në ato momente nuk është vërejt ndonjë shqetësim vetëm është vërejte rënie të peshës së vajza”, ka thënë Rexhepi.

Ngjarja ndodhi më 22 Gusht 2021, ku e reja u la pa shenja jete para derës së spitalit.

Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32, e hodhën trupin e të resë pa shenja jete në dyert e spitalit të Ferizajt. 

Këto dy të fundit aktualisht në burg.