Aksident i trefishtë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem.

Në aksident janë përfshirë 3 makina she për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferë dhe dy pasagjerë.

“Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip "Foristrad" me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip "Foristrad" dhe dy drejtuesit e mjeteve tip "Benz", dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.