Video e bastisjes në Spanjë: Momenti kur policia arreston shqiptarët, i kap "mat" në çati
Publikohen pamjet e operacionit të bastisjes së banesave për arrestimin e grupit të shqiptarëve që akuzohen se merreshin me menaxhimin e plantacioneve të kanabisit në Spanjë. Droga më pas trafikohej nëpër Europë.
Disa nga personat e arrestuar janë me precedent penalë në fushën e trafikut të drogës.
Përmes kultivimit të kanabisit në të ashtuquajturat shtëpi bari ata akuzohen se kanë vjedhur energji në vlerën e 1.6 milionë euro.

"Grupi i organizuar kriminal ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin në rang ndërkombëtar. Disa nga anëtarët e tij të arrestuar kanë historik të trafikut të drogës në vende të ndryshme" thuhet në njoftimin e Europol

Rezultatet e operacionit
-107 persona u arrestuan, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë
-Të zbuluara 51 ferma kanabisi
-Sekuestrohen 25 000 bimë kanabis
-Janë konfiskuar 70 mijë euro para të gatshme dhe automjete luksoze.
