Pogradec/ Zgjerohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë, kërkohet ndihmë nga Ohri
Vatra e zjarrit në Malin e thatë i cili ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës është zgjedhur gjatë natës.
Sipas të dhënave një grup pune prej 10 personash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.
Sipërfaqja e përshkruar është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk.
Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca njerëzore.
Zjarri është aktiv prej 4 ditësh në këtë zonë, ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe.
Zjarri mendohet i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit./OraNews/
