Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt pagesës

Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale duke vënë në pranga 3 persona, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

"Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës", informon policia e Durrësit.

“Misioni”

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Misioni” janë

 Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani

Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja".

Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

Përplasën makinën e policisë

Të tre të arrestuarit po qarkullonin me makinë “BMW” në lagjen nr 15 të Durrësit brenda së cilës, në sediljen e pasme, kishin të mbështjellë me një çarçaf edhe një mitraloz.

Mjeti drejtohej nga Aldi Mustafa, i dënuar më parë me 10 vite burg në Gjermani. Kur zbuluan praninë e bluve, tentuan të largohen dhe goditën makinën e policisë, por u bllokuan nga efektivët e përfshirë në operacionin “Misioni”

“Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë” informoi sot policia e Shtetit, raporton Ora News. 

Çfarë iu gjet në makinë

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën:

3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole,
1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje,
municion luftarak,
2 laptopë,
9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Provat e policisë nuk lënë vend për dyshime se tre personat po planifikonin të kryenin një ngjarje të rëndë kriminale në qytet.

Alarmi se në Durrës po planifikohet një krim i rëndë është ngritur muaj më parë, pasi në qytetin bregdetar janë goditur të paktën 4 raste të shitjes së minave me telekomandë.

Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt

Kë?

Por policia tregohet e rezervuar me detaje se kush është personi për të cilin është paguar para për ta ekzekutuar.
Hetimet janë intensive për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e vrasësve me pagesë.

Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt

Policia po vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje"./OraNews/

Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt

Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt

Arrestohen 3 persona në Durrës, dyshohet se do kryenin vrasje kundrejt