Thyhen pllakat e sheshit "Skënderbej", kushtuan miliona euro, punimet përfunduan në vitin 2017

Rreth 12 milionë euro ishte shuma e investuar për projektin e sheshit “Skënderbej”.

Sheshi ka pasur një kosto prej 10 milion eurosh, të mbuluara këto nga qeveria, shumë e vënë në dispozicion nëpërmjet fondit rajonal të zhvillimit.

Por dhe pse janë shpenzuar me miliona euro, një pjesë e mirë e pllakave kanë filluar të dëmtohen dhe thyhen.

Edhe pse rindërtimi i sheshit përfundoi para 4 viteve, punimet e dobëta kanë bërë që pllakat të plasariten, e në shumë raste të krijojnë gropa.

Për qytetarët kjo vjen si pasojë e punimeve të dobëta .

"Këtu ka gabim ana teknike," thotë qytetari.

"Punime të dobëta," thotë një tjetër.

Ndërkaq në kohën kur nisi rindërtimi i sheshit "Skëndërbej", bashkia Tiranë investoi shumën prej 2 milionë eurosh nga buxheti, e cila është shpenzuar vetëm për parkingun nëntokësor.

Por për qytetarët në sezonin e verës shpesh parkingu ka qenë i mbushur plot e nuk është menaxhuar siç duhet dalja nga parking, në kushtet kur ky i fundit është plot.

Investimi i hedhur për sheshin "Skëndërbej" është cilësuar më herët si sukses nga kryebashkiaku Veliaj. Madje ky shesh u vlerësua me çmimin si Hapësira Publike më e mirë për vitin 2018.

Por puna e atyre që dikur u përgëzua nga pushtetarët pas 4 vitesh ka filluar të tregojë që punimet nuk ishin dhe aq cilësore.

Thyhen pllakat e sheshit "Skënderbej", kushtuan miliona euro,

/OraNews/