“Forumi për të ardhmen e Europës”, Rama takohet me kryeministrin e Sllovenisë

Kryeministri Rama i cili ndodhet në Slloveni  është takuar paraditen e sotme, 1 shtator me kryeministrin slloven Janez Jansha, teksa po merr pjesë në forumin "Bled" për të ardhmen e Europës.

Rama ka postuar një foto në Instagram ku shkruan: "Në Bled Strategic Forum për të ardhmen e Europës."

Një ditë më parë Rama u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev para nisjes së Samitit.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës./OraNews/

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)