Dita nis me vranësira dhe shira, pas mesditës rikthehen kthjellimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Gusht 2021, 07:49
Pjesa e parë e ditës së sotme do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpasherëshme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qëndrën dhe kryesisht zonat jugore.
Sipas MeteoAlb, pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

