Sulmet në Kabul, 28 prej 90 viktimave janë talibanë: Kemi më shumë humbje sesa amerikanët

Të paktën 28 anëtarë të talibanëve u vranë në shpërthimet në aeroportin e Kabulit,  tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

"Ne kemi humbur më shumë njerëz sesa amerikanët," tha zyrtari taliban, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Pavarësisht kësaj, ai tha se nuk është nevoja që Shtetet e Bashkuara të zgjasnin afatin e tyre më 31 gusht, për të përfunduar evakuimet dhe tërheqjen e tyre.

Të paktën 13 ushtarë amerikanë dhe 90 njerëz u vranë në dy shpërthime jashtë periferisë së aeroportit të Kabulit të enjten mbrëma.

Një degë e grupit  të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë e sulmeve.