Tiranë: Shkon të pastrojë pusin, bie brenda, vdes punëtori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 14:05
Një 65 vjeçar humbi jetën pasi ra brenda një pusi. Ngjarja u shënua rreth orës 12:15 (26 gusht) në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë.
"Dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë" informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.