Mos ikni! Nesër kthehet dielli! Do jetë një fundjavë fantastike buzë detit
Shiu boshatisi sot plazhet. Shezglongët dhe çadrat u mbyllën. Për punëtorët e shezlongjeve sot është ditë pushimi dhe gjetën pak kohë të rrinë shtrirë në krevatet e plazhit.
Kishte dhe pushues të cilët vendosën të kalonin minutat buzë detit me fëmijët e tyre në Qerret të Kavajës.

Sipas meteoalb edhe gjatë pasdites do të kemi reshje shiu por mos u mërzisni pasi kjo është situatë kalimtare.

Gjatë orëve të mbrëmjes do të kemi përmirësim gradual të kushteteve të motit.

E shtuna do të jetë me kthjellime dhe rritje të temperaturave por e diela do të ketë prezencë të vranësirave kryesisht në zonat veriperëndimore të Shqipërisë, ndërsa bregdeti I Durrësit, Vlora, Saranda dhe Himara do të jetë me mot të kthjellët.

Me fillimin e javës që vjen presim mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave.
