PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, zbardhen katër pikat që janë pjesë e rendit të ditës

Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

Lajmin e ka bërë e dije, përmes një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i vili njofton se do të nisë punimet në orën 18:00.

MëNë rend dite sipas tij do jenë katër pika,  zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar; Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë; Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar si dhe njoftimin e përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së.

"Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar."- njofton Bardhi.
 

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.