Porti i Durrësit njofton pasagjerët: Anulohet udhëtimi me tragetin “AF Francesca” për në Bari
Autoriteti Portual Durres, ka njoftuar pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca” , se nisja nga porti nuk do të bëhet mbrëmjen e sotme.
Ky anulim vjen për shkak se trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhojë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.
“Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.” –thuhet në njoftim.
Po ashtu bëheet e ditur se udhëtarët do të njoftohen në një moment të dytë për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.

