Plagoset me thikë 34-vjeçari në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 15:19
Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme, 25 gusht.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, raporton OraNews.
Në rrethana ende të paqartë është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit./OraNews/
