Festë në Aler Luxury Resort në Durrës për 30-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës

24 gushti shënon pavarësinë e Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik. Përvjetori i 30 i themelimit të shtetit modern u kremtua në Durrës në një festë të organizuar nga Konsulli i Nderit në Shqipëri, Bledi Bajraktari.

30-vjetori i Pavarësisë së Ukrainës u festua edhe në Shqipëri.

Një mbrëmje festive u organizua në Aler Luxury Resort në Durrës nga Konsulli i Nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari.

Ambasadori i parë rezident i Ukrainës në Shqipëri, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe potencialet e larta të bashkëpunimit.

"Në 30 vite Ukraina ka shënuar shumë arritje dhe vështirësi, ku një prej pikave më të nxehta mbetet ajo e pushtimit të Krimesë. I jemi falenderues Shqipërisë për qëndrimet e qarta në mbështetje të Ukrainës. Dua të theksoj se dy vendet tona kanë potenciale edhe më të mëdha bashkëpunimi dhe një miqësi të mirë. Ky event u zhvillua falë konsullit tonë të nderit, dhe ishte një shfaqje e diplomacisë së kulturës".

Konsulli i Nderit i Ukrainës, Bledi Bajraktari, që bashkë me bashkëshortën sjellin çdo vit mijëra turistë në Shqipëri janë kthyer në ura bashkëpunimi mes dy vendeve.

Aler Luxury Resort në Durrës u kthye në një oaz festiv mbrëmjen e 24 gushtit, duke bërë bashkë shqiptarët dhe ukrainasit