"Ka një fund!" Braçe paralajmëron se nuk do të jetë pjesë e kabinetit 'Rama 3'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 17:00
Ndërkohë që javën e ardhshme pritet të bëhen publik emrat e qeverisë "Rama 3", zv.kryeministri Erion Braçe ka postuar një video në Facebook ku duket se po njofton largimin e tij nga qeveria.
"Ka një fund!I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë! Në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit", shkruan Braçe.
Ai ka zgjedhur të ndajë një video ku bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi vizitoi zonat e prekura nga tërmeti në Thumanë ndërsa toka vazhdonte të dridhej.
Ditën e sotme deputetja e zgjedhur e PS-së, Najada Çomo dha dorëheqjen nga mandati i saj.
Këtë e deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës. /OraNews/
