Policia bën ‘namin’, arreston 15 shoferë, pezullon 96 leje drejtimi dhe vendos 3245 gjoba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 18:06
Policia e shtetit ditën e sotme ka arrestuar 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë 48 orëve të fundit, policia ka pezulluar 96 leje drejtimi, nga të cilat 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt.
Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3245 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.
