Tragjedia e 4-vjeçarit, babai kërkon ndihmë për të sjellë trupin në Shqipëri: Duam drejtësi
Një ditë pas tragjedisë në familjen shqiptare në Itali, Genci Tila, i ati i Aronit 4-vjeç, që u nda nga jeta ditën e djeshme, pasi banesa ku banonin u shemb kërkon drejtësi.
Në një intervistë për mediat italiane ai ka thënë se ishin në kërkim të një shtëpie tjetër, pasi aty ku jetonin nuk funksiononte asgjë.
"Ne duam drejtësi. Ne kishin ardhur në Torino për të filluar një jetë të re dhe sot kishim një takim për të gjetur një shtëpi tjetër sepse në atë vend asgjë nuk funksiononte si duhet. Në mëngjes mund të nuhasje erën e gazit ".-shprehet ai.
Mediat italiane, bëjnë me dije se babai i vogëlushit Aron, doli këtë mëngjes nga spitali, por megjithatë ndihet i dobët.
40-vjeçari shqiptar, edhe pse ishte plagosur, priti me orë të tëra që zjarrfikësit të nxirrnin nga rrënojat të birin, por pasi mori vesh që i biri kishte ndërruar jetë, nga tronditja që pësoi kaloi natën në spital.
Plagoset me thikë 34-vjeçari në Tiranë
25 Gusht, 15:19
Ndërkohë kushëriri i gruas Qemal Çupi, për mediat italiane ka treguar se ata sapo ishin zhvendosur në Torino.
"Ata erdhën nga Napoli, në Torino për të filluar një jetë të re. Babai i Aronit kishte gjetur punë në një kompani si punëtor, ku ditën e djeshme ishte dita e parë e punës. Por për fat të mirë - vazhdon Çupi - dy fëmijët e tjerë nuk ishin në shtëpi. Të dy fëmijët e tjerë gjendeshin tek një i afërm". – tregon ai.
Siç raportojnë mediat , tashmë familja e Aronit kërkojnë ndihmë me dokumentet dhe mbi të gjitha ndihmë për të sjellë trupin e të voglit në Shqipëri.
E ëma e Aronit, Nertila Tila e cila ndodhej me të voglin në momentin që në ndërtesën ku jetonin ra zjarri, ndodhet ende në spital.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku ndërtesa dy katëshe u pasi kishte një rrjedhje gazi. Si pasojë e incidentit humbi jetën 4 vjeçari Aron Tila u nda nga jeta dhe mbetën të plagosur nëna dhe 2 persona të tjerë.


