'Boom’ infektimesh në Shqipëri/ 844 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima, vdes 20- vjeçari nga Korça

Gushti ka sjellë një kthesë të fortë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Një 20 vjeçar nga Korça me sëmundje bashkëshoqëruese ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Edhe dy të pacientë të tjerë një 69 vjeçar dhe një 81 vjeçar nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

Nga 7725 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 844  persona nga të cilët 91 janë në spital

Pavarësisht rritjes së infektimeve nga variant Delta Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbajë të pandryshuara masat kufizuese.

Zëvëndëministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, theksoi se do të ketë shtrëngim për zbatimin e masave në fuqi dhe intensifikim të procesit të vaksinimit.

“Situata mund të kontrollohet duke mbajtur, të njëjtin nivel masash, por duke i zbatuar ato me përgjegjshmëri dhe rigorozitet si dhe intensifikimin më tej të procesit të vaksinimit.”- tha Rakacolli.

Ekspertët bëjnë thirrje për vaksinim por shprehen se në Shqipëri kjo gjë nuk do të jetë e detyruar. Megjithatë për disa grupe kërkohet që të vërtetojnë që nuk infektojnë të tjerët.

“Mjekë, arsimtarë që përpos detyrës qytetare për mbrojtjen e vetvetes për të cilat punojnë. Ne nuk detyrojmë askënd, por ka gjithmonë mënyra alternative që dikush të punojë  në një vend të caktuar por drejtuesit dhe administratorët të jenë të qetë që ky është brenda parametrit të punës."

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin ku kryeson Tirana e me 2687 pacientë e më pas Shkodra.

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 844
Të shëruar në 24 orë 204
Të shtruar në spitale 91
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7725

Testime totale 1,013,266
Raste pozitive 141,365
Raste të shëruara 131,812
Raste Aktive 7070
Humbje jete 2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2687
Shkodër 1215
Vlorë 640
Fier 551
Durrës 477
Lezhë 367
Elbasan 332
Berat 269
Gjirokastër 198
Korçë 156
Kukës 102
Dibër 76