Gazetarja afgane mes lotësh: Pas kësaj, Afganistani nuk është më vendi im
Një gazetare afgane dha një intervistë emocionuese kur po largohej nga Afganistani, nga frika se talibanët do ta vrisnin për punën e saj.
"E dua vendin tim, por nuk mund të qëndroj këtu," tha Wahida Faizi për BBC. Ajo u zotua të mos kthehet kurrë në Afganistan. "Pas kësaj, nuk është më vendi im."
Të martën, një zëdhënës i talibanëve tha se gratë që punojnë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të garantuar sigurinë e tyre.
Presidenti Biden po zhvillon bisedime me udhëheqësit e vendeve të tjera industriale kryesore të G7 të martën. Mijëra njerëz, përfshirë qytetarë britanikë, shtetas të tjerë të huaj dhe afganë që kanë të drejtë për zhvendosje jashtë vendit, ende presin të dalin.
Para se talibanët të rimerrnin kontrollin, më shumë se 550,000 njerëz ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë vit për shkak të luftimeve, sipas UNHCR, agjencia e OKB -së për refugjatët.

