Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora, video e arrestimit dhe konfliktet me Xhuljanon para krimit

Policia publikon pamjet e operacionit të arrestimit të Bledar Selmanajt, 39 vjeçarit nga Vlora i cili sipas policisë është autori i vrasjes së Xhuljano Bullarit në Babicë të Vlorës.

Arrestimi i tij është kryer pasditen e 24 gushtit në zonën e Bllokut në Tiranë, ndërsa në mbrëmje është dërguar drejt ambienteve të policisë së Vlorës

Armën e krimit, e kishte mbështjellë me një shami dhe e kishte fshehur groposur në oborrin e banesës. Po kështu policia thotë se ka gjetur dhe veshjen me të cilën ka kryer krimin, një bluzë e bardhë adidas.

Sipas burimeve të policisë së Vlorës të dy shtetasit njiheshin edhe më parë. Ata kishin shkuar së bashku nga Tirana drejt Vlorës, raporton Ora News. 

Mes tyre mendohet se ka pasur konflikte edhe para krimit. 25 vjecari Xhuljano Bullari dyshohet se i ka pasur një sasi të konsiderueshme lekësh autorit të cilën nuk ia kishte kthyer.

Kush eshte Selmanaj?

Selmanaj është arrestuar edhe më parë për një seri vjedhjesh në Tiranë. Ai u prangos dhe në 2012 si autori i 5 vjedhjeve

 Selmanaj vidhte banesa në Tiranë e në disa qytete të tjerë të vendit, ndërkohë që sendet e vjedhura i shiste në dyqane

Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora,

Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora,

Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora,

Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora,

Vrasja në Babicë: Kush është 39 vjeçari nga Vlora,