Tentativa e Arbër Çekaj për arratisje nga burgu, avokati: Kërkesa për liri njerëzore, shteti ta ruajë

Një vendim impulsiv të momentit në kushtet e stresit të madh për të atin. Kështu e ka komentuar tentativën për arratisje nga burgu 313 të Arbër Çekaj, avokati i tij Maks Haxhia.

Haxhia mohoi që ai të ishte pjesë e një plani të mirëorganizuar për arratisje por edhe nëse do të ishte kështu, ai tha se kërkesa për liri është njerëzore,  por është detyrë e shtetit për ta ruajtur.

Maks Haxhia: Po të shikoni kamerat ai del me dy kafe me gjithë kolegun e vet nga dhoma e tij për të vajtur në ajrim dhe nuk mund të pretendohet që po arratiset një njeri që del me shapka me gisht, pantallona të shkurta dhe kanatjere. Së dyti, nga analiza e çështjes, personi që kishte përgatitur litarin dhe të gjitha ëahtë në një godinë tjetër që nuk kanë mundësi kontakti të organizuar dhe ishte një impuls i momentit ndodhur në stresin e madh, një ditë pasi u vu në dijeni për vendimin e të atit, e rrëmbeu pasioni dhe u hodh dhe ai nga vendi i ajrimit. Me të rënë në tokë, që kishte mundësi për të ikur, pasi pa që ishte ushtruar dhunë ndaj policit, nuk ka lëvizur fare. Por në të gjithë botën kërkesa për liri dhe për ta kërkuar lirinë, dhe për t'iu shmangur çfarëdo lloj pengese është njerëzore, është instiktive dhe është detyrë e shtetit për ta ruajtur. Nuk është përgjegjësia e atij që ikën por përgjegjësia e shtetit që duhet ta ruajë, ky është komenti im.

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj tentuan të arratisen nga burgu 313 në Tiranë në datën 8 gusht 2021. Tentativa e tyre dështoi pasi u ndaluan nga punonjësit e burgut.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin me një litar 17 metra të gjatë të thurur vetë dhe një çengel qe do t'i mundësonte zbritjen e tyre nga muri i lartë i burgut.

Tentativa e Arbër Çekaj për arratisje nga burgu, avokati: