Vatër e re zjarri mbi fshatin Dukat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 09:18
Një vatër e re zjarri është shfaqur sot mbi fshatin Dukat.Vatra është në afërsi të bazës së Pashalimanit dhe dyshohet se përsëri kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Ora News mëson se vatra e re e zjarrit është shfaqur në një pikë që nuk ishte prekur nga zjarri masiv i disa ditëve më parë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse.
