Bariu nga Tepelena dogji 3 ha kullota e dhjetëra drurë frutorë në Gjirokastër

Bariu nga Tepelena dogji 3 ha kullota e dhjetëra drurë frutorë

Vihen terësisht nën kontroll tre vatrat e zjarrit në zonën e Cepos, në fshatin Zhulat të bashkisë Gjirokastër.

Zjarret kanë gjeneruar në orët e drekës së sotme nga një zjarrvënie e qëllimshme ndërkohë që policia e Gjirokastrës ka rënë në gjurmët e një piromani, i cili është bari shtegtar nga Tepelena.

Zjarret janë shuar brenda 5 orëve ndërkohë që shkaktuan dëme të konsiderueshme në kullotë dhe drurë frutore.

Sipas përllogaritjeve, vlerësohet deri në 3 ha kullotë e djegur dhe dhjetra rrënjë drurë frutore në zonën e rrezikut.

Në aksionin e shuarjes së zjarreve u angazhuan 15 forca nga PMNZSH Gjirokastër, 12 nga Forcat e Mbështetjes Rajonale Gjirokastër, 12 nga Agjencia e Pyje Kullotave, 13 nga Agjencia e Shërbimeve dhe banorë të fshatit.