Aksident në aksin Korçë- Kapshticë, humb jetën një 77-vjeçar( Emri)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin, Korçë- Kapshticë, ku si pasojë një person ka humbur jetën, i identifikuar si Admir Shehu, 77-vjeç.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në fshatin Cangonj, ku një makinë e drejtuar nga Adi Koçileri, ka përplasur një motoçikletë dhe drejtuesi i kësaj te fundit, si pasojë ka mbetur i vdekur.


"Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete, ku si pasojë ka ndërruar jetë."- njofton policia. 

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.