Tirana, kryeqyteti i zhurmës, ndotje e lartë akustike edhe gjatë vitit të pandemisë

Në pothuajse të gjithë Tiranën, niveli i ndotjes akustike është tej normave të lejuara. Kjo është evidentuar edhe gjatë 2020-ës, i cili supozohej të ishte një vit i qetë për shkak të pandemisë. "Partizani i Panjohur" dhe stadiumi "Dinamo", janë zonat me nivelin më të lartë të ndotjes akustike.

Zhurmat janë kthyer në një problem serioz për qytetarët e Tiranës, të cilët përballen çdo ditë me këtë situatë.

Në fakt, sipas raportit të Ministrisë së Mjedisit për gjendjen në vitin 2020 rezulton se qetësia ka munguar edhe në vitin e pandemisë.

Monitorimi i kryer në 15 pika ka konstatuar se në kryeqytet ka tejkalim të normës së zhurmës gjatë ditës deri në 26.8%.

Kjo situatë problematike paraqitet për banorët tek "Partizani i Panjohur", ndjekur më pas nga zona e stadiumit "Dinamo" ku niveli i ndotjes akustike arrin në 24.7%.

Shqetësuese mbeten edhe zhurmat e larta në zonën e sheshit "Skënderbeu".

Por qetësia kryeqytetasve ka munguar edhe gjatë natës, ndonëse nga pandemia për disa kohë lëvizjet ishin shumë të kufizuara.

Zona e Laprakës ka regjistruar kulmin në këtë periudhë, duke tejkaluar normën me 34%.

Vlera të larta të zhurmave arrihen dhe në disa zona të tjera të Tiranës, që janë mbi normën e lejuar, por më të ulëta se ato që mund të cilësohen zona të kuqe.

Tirana, kryeqyteti i zhurmës, ndotje e lartë akustike edhe gjatë